Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në pushtet ka lëshuar të enjten një kumtesë në të cilën thotë se i sheh deklaratat e Enver Sekiraqës si “fushatë linçuese ndaj luftës çlirimtare”.
Sekiraqa, në intervistën e botuar këtë javë në Gazetën Jeta në Kosovë, ka folur për përvojat e tij si i burgosur në ish-Zonën Operative të Llapit në kuadër të UÇK-së ku ishin përgjegjës disa deputetë të sotëm të Kuvendit të Kosovës nga PDK-ja dhe zyrtarë të lartë të saj.
Ai po ashtu kishte deklaruar se kishte mbledhur vota për Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) ndërsa ishte ndjekur për t’u likuiduar nga policia dhe Shërbimi Informativ i Kosovës (SHIK), i afërt me PDK-në.
“PDK-ja përkrah punën profesionale dhe të pa kompromis të organeve të drejtësisë dhe të sigurisë në sfidat e vazhdimit të ballafaqimit dhe çrrënjosjes së krimit të organizuar, korrupsionit dhe dukurive të tjera negative”, thuhet në kumtesën e PDK-së.
“PDK-ja edhe njëherë thërret LDK-në dhe kryetarin e saj, z. Isa Mustafa të merr qëndrimin distancues ndaj njerëzve inkriminues të llojit të Enver Sekiraqës, dhe të distancohet nga lufta politike me fushatat e tilla linçuese ndaj luftës çlirimtare”, përfundon kumtesa. /By Telegrafi/
Thursday, October 18, 2012
PDK: Deklaratat e Sekiraqës - “fushatë Linçuese”
at 4:46 PM
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
0 comments:
Post a Comment