Wednesday, October 17, 2012

‘Bombë’ nga Madridi, Mourinho fton Roberto Carlosin



Fabio Coentrao dhe Marcelo janë të lënduar, trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho nuk ka kë ta aktivizojë në krahun e majtë të mbrojtjes.
Strategu portugez ka ftuar ish mbrojtësin legjendar të Realit, Roberto Carlos të rikthehet në klub deri në shërimin e një prej futbollistëve të lartpërmendur, ka njoftuar Russia Today. Carlos është aktualisht i angazhuar në rolin e drejtorit sportiv te klubi rus Anzhi Machkadala ku edhe luajti para se të tërhiqet nga futbolli më herët gjatë këtij viti.
Në Real, Carlos luajti 11 stinore, fitoi tri herë Ligën e Kampionëve dhe katër tituj në La Liga. Pavarësisht moshës 39 vjeç, Mourinho beson se Carlos ende mund ti ndihmojë skuadrës.

0 comments: