Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisët ka vazhduar me masat e sigurisë në prag të ndeshjes së futbollit midis Maqedonisë dhe Serbisë që luhe sonte në stadiumin “Filip II” në Shkup.
Masat janë shtuar pas paralajmërimeve të tifozëve dhe huliganëve serb për dhunë dhe konfrontime me shqiptarët në Shkup.
MPB theksoi se ka ndërmarrë të gjitha masat për të siguruar rendin dhe qetësinë publike. Gjatë ditës së sotme është vendosur një regjim i ri i komunikacionit në pjesën qendrore të Shkupit. Nga ora 12 do të mbyllet komunikacioni në rrugët që çojnë drejt stadiumit “Filipi II”. Të bllokuara do të jenë rrugët nga udhëkryqi që lidh rrugët “Leninova” dhe “Jordan Haxhi Konstantinov” që çojnë drejt stadiumit, ndërsa lejohen vetëm makinat me leje zyrtare.
Nga mesdita gjithashtu do të ndalohet parkimi në afërsi të stadiumit, ndërsa apelohet që të gjitha makinat të hiqen nga kjo zonë. Nga ora 17 do të shtohen edhe më tej masat e sigurisë, me ç`rast do të caktohen disa rrugë për lëvizje drejt pjesës qendrore të qytetit, me qëllim të evitimit të ndonjë incidenti, në zonën ku do të jenë të pranishëm tifozët serb dhe ata vendor.
MPB ka bërë thirrje që qytetarët të jenë të kujdesshëm me lëvizjen e tyre drejt pjesës qendrore të qytetit dhe të evitojnë çdo incident apo rrezikim të rendit. Për të siguruar rendin dhe qetësinë dhe kontrollin e huliganëve serb, në Shkup kanë mbërritur edhe katër zyrtarë të policisë serbe.
Tuesday, October 16, 2012
Masa të forta sigurie për ndeshjen Maqedoni – Serbi
at 5:47 PM
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
0 comments:
Post a Comment