Thursday, October 18, 2012

PDK: Deklaratat e Sekiraqës - “fushatë Linçuese”


Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në pushtet ka lëshuar të enjten një kumtesë në të cilën thotë se i sheh deklaratat e Enver Sekiraqës si “fushatë linçuese ndaj luftës çlirimtare”.
Sekiraqa, në intervistën e botuar këtë javë në Gazetën Jeta në Kosovë, ka folur për përvojat e tij si i burgosur në ish-Zonën Operative të Llapit në kuadër të UÇK-së ku ishin përgjegjës disa deputetë të sotëm të Kuvendit të Kosovës nga PDK-ja dhe zyrtarë të lartë të saj.

Ai po ashtu kishte deklaruar se kishte mbledhur vota për Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) ndërsa ishte ndjekur për t’u likuiduar nga policia dhe Shërbimi Informativ i Kosovës (SHIK), i afërt me PDK-në.

“PDK-ja përkrah punën profesionale dhe të pa kompromis të organeve të drejtësisë dhe të sigurisë në sfidat e vazhdimit të ballafaqimit dhe çrrënjosjes së krimit të organizuar, korrupsionit dhe dukurive të tjera negative”, thuhet në kumtesën e PDK-së.

“PDK-ja edhe njëherë thërret LDK-në dhe kryetarin e saj, z. Isa Mustafa të merr qëndrimin distancues ndaj njerëzve inkriminues të llojit të Enver Sekiraqës, dhe të distancohet nga lufta politike me fushatat e tilla linçuese ndaj luftës çlirimtare”, përfundon kumtesa. /By Telegrafi/

“Bllaca e kërcënonte Shaban Sylën me fotografi”


Sipas dëshmitarit Qazim Shabani, Nazim Bllaca shkoi në banesën e tij në Bregun e Diellit që t’ia dërgonte porosinë Shaban Sylës se nëse nuk ia kompenson borxhin prej 200 mijë eurosh, do t’ia dërgonte fotografitë e tij Adem Salihajt.
Javë më parë mbrojtja e Shaban Sylës, i pandehur në çështjen e njohur në publik si “Bllaca II”, kishte propozuar dy dëshmitarë. I pari ishte Hysri Rama, i cili në rastin “Bllaca I” ishte dënuar me burgim me kusht për veprën penale të ndihmës në fshehjen e veprave penale. Sipas dënimit Rama e kishte ndihmuar Fahredin Gashin, të dënuar me 18 vite burg, që të fshihte veprat penale, raporton “Gazeta Jeta në Kosovë”.

Hysri Rama, edhe pse i ftuar nga mbrojtja me kohë për seancë, nuk kishte ardhur. Haxhi Millaku, avokat mbrojtës i Shaban Sylës, tha se Rama i kishte premtuar se do të vinte por, para fillimit të seancës kur ishte munduar ta kontaktonte përmes telefonit, celulari i dëshmitarit kishte qenë i mbyllur.

Dëshmitari tjetër në këtë çështje ishte Qazim Shabani, i njohur i Shaban Sylës. Ai kishte ardhur me kohë në seancë dhe dëshmitari do të dëshmonte si alibi e Shaban Sylës për ngjarjen kritike, më saktë për tentim vrasjen e Adem Salihajt.

Shabani, duke u përgjigjur në pyetjet e avokatit Millaku, tha se ai pas luftës në 1999 kishte hapur një lokal në Prishtinë, në Dardani tek sheshi Bill Clinton, tek semaforët. Lokalin e kishte marrë me qira nga një person i quajtur Tomë Gashi, e lokali e kishte pas emrin Pasazh.

Ai tha se lokalin e llojit kafeteri e kishte hapur me djalin e tij. Atij i kujtohej se më 12 qershor 2000, në ditën e çlirimit, e kishte lënë që të dilte me gruan e tij, por kur kishte shkuar në lokal e kishte takuar Sherif Salihun, e pak me vonë aty kishte ardhur edhe Hysri Rama e Shaban Syla.

Në lokal, dëshmitari tha se ata ia kishin ndryshuar mendjen që të shkonte me ta në manifestimin që po mbahej në stadiumin e qytetit. Fillimisht nuk e kishte ditur se Shaban Syla ishte me makinë. Kur kishin dalë jashtë ai e kishte kuptuar që ai ishte me makinë. Por, makinën e kishin lënë dhe kishin shkuar në këmbë për në stadium.

“Ishte ora 10 ose 10 e 30 kur vendosem me shku në këmbë për në stadium, pasi që e dinim se do të ishte vështirë të gjejmë parkim për makinën te stadiumi”, tha Qazim Shabani.

Kur kishin arritur në stadiumin e qytetit të Prishtinës, ata ishin futur nga lindja. Nga shkallët e stadiumit kishin dalë poshtë në fushë, e të gjithë se bashku kishin shkuar në drejtim të skenës e cila ishte e vendosur në perëndim.

Aty, dëshmitarit Shabani i kujtohej se kishin qëndruar një kohë të gjatë, deri pak para orës 16, kur ishin kthyer prapë në lokalin e tij. Aty dëshmitari tha se e ka takuar gruan e vetë dhe pasi që ka qëndruar pak është nisur me të, duke e lënë të pandehurin Shaban Syla dhe dy të tjerët aty.

“Ata (Shaban Syla, Hysri Rama dhe Sheri Salihu) janë ngritur para orës 17, me sa e di unë”, shtoi dëshmitari.

Mbrojtësit Millaku i interesoi që të dinte nëse dëshmitari e njihte Nazim Bllacën dhe se kur e kishte njohur atë për herë të parë. E njëjta i interesoi edhe prokurores, në pyetjet e saja të shtruara më vonë gjatë seancës.

Dëshmitari në të dy rastet u përgjigj se e njeh Nazim Bllacën: Millakut ju përgjigj se e njihte atë që nga viti 2009, ndërsa prokurores i tha se e njihte që nga vitit 2005 ose 2006.

“Ishte ora 22 ose 23, në fund korrikun ose gushtin e vitit 2009, e di që ishte verë, kur Hysri Rama, i cili e dinte banesën time, kishte ardhur me Nazim Bllacën tek banesa ime, e cila gjendet në Bregun e Diellit. Ata më thirrën e unë zbrita poshtë. Nazim Bllaca filloi të më fliste për Shaban Sylën. Ai më tha që Shaban Sylës t’i dërgoj unë një porosi”, tregoi dëshmitari.

Ai po ashtu kujtoi fjalët e Nazim Bllacës: “Ti je më i vjetër dhe e kryen porosinë si duhet”.

Porosia ishte që t’i thuhet Shaban Sylës t’ia sjell Nazim Bllacës 200 mijë euro, e nëse Syla nuk i sillte 200 mijë eurot, atëherë Bllaca kishte kërcënuar se do t’i dërgonte fotografitë e Shaban Sylës tek Adem Salihaj dhe t’i thoshte se ai kishte tentuar ta vriste.

Më pas dëshmitari tha se vet e kishte thirr në telefon Shaban Sylën dhe ishte takuar më pas me të. Në takim i kishte treguar se çfarë i kishte kërkuar Nazim Bllaca. Shaban Syla në atë takim i kishte thënë se Nazim Bllaca atij i kishte 84 mijë euro borxh.

Dëshmitari Qazim Shabani tha se ai i kishte parë fotografitë që i kishte Nazim Bllaca, e në këto fotografi shihej Shaban Syla në një BMW X5, i ulur me xham të hapur e dorën jashtë, ndërsa fytyrën e kishte të kthyer.

Pasi që dëshmitari Qazim Shabani i kishte treguar Bllacës se çfarë i kishte thënë Shaban Syla, Nazim Bllaca i kishte thënë se “nëse ai (Shaban Syla) nuk i sjell parat, unë do ta akuzoj atë për tentim vrasjen e Adem Salihajt’.

Por, kur dëshmitari pas disa minutash u pyet nga prokurorja se kur e kishte takuar për herë të parë Nazim Bllacën, tha “në vitin 2005 ose 2006 e kam njohur përmes Hysri Rames, Nazim Bllacën... atë e kam takuar krejt 5-6 herë”.

Prokurorja u interesua në të gjitha faktet që i dha dëshmitari, e sidomos dëshminë lidhur me CD-në e Nazim Bllacës.

Dëshmitari edhe prokurores, por edhe të pandehurit Shpresim Ukës, pas pyetjeve të tyre, u tha se “Nazim Bllaca përmes Hysri Ramës na ka ftuar që të shkojmë e të bisedojmë për borxhin. 99 përqind e bisedave që i kemi bërë kanë qenë për borxhin... Ky takim ka zgjatur 1 ose 1 orë e 30”.

Më pas shtoi se atë çfarë kishte dëgjuar në CD ishte e ndryshme nga ajo që ata kishin folur në këtë takim, se, sipas dëshmitarit, ai nuk do të shkonte dhe ta merrte me vete Shpresim Ukën në këtë takim.

Në përfundim të seancës, avokati Haxhi Millaku kërkoi nga gjykata që vetë ajo ta ftojë Hysri Ramën pasi që duket që ftesa e tij nuk i ka bërë përshtypje, e pas marrjes në pyetje të tij kërkoi që të ballafaqohet me dëshmitarin Qazim Shabani. Këtë nuk e kundërshtoi as prokurorja.


Seanca e radhës në këtë çështje do të vazhdojë më 22 tetor. /By Telegrafi/

Smaka: Serbia obligohet të krijojë fond për pensionistët e Kosovës


Qeveria e Serbisë duhet ta respektojë aktgjykimin dhe kërkesën që i është bërë asaj nga Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, tha për Radio Blue Sky, eksperti i çështjeve ekonomiko-juridike Riza Smaka. Gjykata i kishte kërkuar Serbisë që deri në 17 tetor ta zgjidhte çështjen e pensionistëve nga Kosova.

Ky afat dje ka kaluar, por nuk ka asnjë zgjidhje të ofruar nga qeveria e Serbisë. Eksperti Riza Smaka, thotë se kërkesa e Gjykatës së Strasburgut është obliguese pasi bazohet në aktgjykim përmbarues. “Përfundimisht Serbia do të jetë e obliguar për të krijuar fondin dhe për të likuiduar fondin në favor të qytetarëve, pensionistëve të Kosovës. Ka raste kur pensionistët kanë vdekur, por ajo iu takon trashëgimtarëve”, tha Smaka.

Gjykata e Strasburgut tani përmes institucioneve tjera ndërkombëtare, qoftë edhe përmes OKB-së, do të bëj presion ndaj Serbisë, thotë profesor Smaka. Sipas tij, këtë moment duhet të shfrytëzojnë edhe shoqatat e pensionistëve të Kosovës. “Do të ju them që Shoqatat e Pensionistëve të Kosovës të bëjnë një kërkesë në emër të pensionistëve të Kosovës pikërisht duke u thirr në Aktgjykimin e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, se nuk prish punë, sa më shumë argumente aq më mirë”, tha Smaka.

AI thotë se kërkesa e mundshme e shoqatave të pensionistëve të Kosovës do të ishte mirë të mbështetej edhe nga institucionet e Kosovës.

Ndryshe, Gjykata në Strasburg në prill të këtij viti ka urdhëruar qeverinë e Serbisë që edhe qiftit Grudiq nga Mitrovica t’u paguhen të gjitha pensionet dhe kamata qe nga viti 1999 si dhe shpenzimet e gjykatës. /Telegrafi/ 

Ia prenë kokën nuses, sepse nuk pranoi të bëhet prostitutë!


Policia afgane ka arrestuar katër persona që ia kanë prerë kokën një 20-vjeçareje, pasi ajo nuk pranoi të prostituojë. Në mesin e të arrestuarve është burri dhe vjehrra e saj.
Maha Gulit i është prerë koka, pasi vjehrra e saj tentoi ta detyronte të flinte me një burrë në shtëpinë e saj në provincën Herat, ka thënë shefi i policës afgane, Abdul Jaffar Sajedada.

“E kemi arrestuar vjehrrën, burrin dhe njeriu që e ka vrarë”, ka thënë ai.

Mah ishte martuar para katër muajve. Vjehrra e saj disa e herë ka kërkuar nga ajo që të prostituojë. I dyshuari për vrasje ka thënë se vrasjen e ka kërkuar vjehrra.

“Ishte ora 2:00 e mëngjesit, kur burri i saj u largua nga furra. Unë shkova poshtë dhe me ndihmën e vjehrrës e vrava me thikë”, tha vrasësi.

Abdul Qader Rahimi, drejtor i Komisionit për të Drejtat e Njeriut në Afganistanin Perëndimor, thotë se kohëve të fundit është rritur dhuna ndaj grave.

Vitin e kaluar policia shpëtoi vajzën Sahara Gul, të cilën vjehrra dhe vjehrri e kishin rrahë dhe mbajte në banjë për pesë muaj, meqë ajo kishte refuzuar të fle me të tjerët.

Nje plake afër Pejës, është përdhunuar për gati dy orë rresht


Plaka Velika Jasovic (83) nga fshati Bellopojë afër Pejës, për gati dy orë rresht është përdhunuar nga serbi 27-vjeçar V. S. dhe nga frika e babait të dhunuesit, gruaja e vjetër nuk ka mundur ta lajmërojë policinë, e as të kërkojë ndihmë tek mjeku i fshatit.

Përdhunimi i Velika Jasovicit, ishte mbajtur i heshtur nga babi i dhunuesit, M.S. i cili është funksionar politik dhe përfaqësues i fshatit.

Sipas mediave kosovare, të cilat u referohen burimeve policore, 27 vjeçari ka hyrë në shtëpinë e viktimës rreth orës 2300, ku e moshuara jeton vetëm dhe ajo për dy orë u detyrua t’u qëndrojë torturimeve seksuale nga i riu serb.

Por, pasi plaka serbe e ka marrë pak veten, gjeti forcë për të raportuar krimin tek prifti i fshatit, i cili ka lajmëruar policinë, kurse gruaja e vjetër është ende në gjendje shoku, ndërsa prokurori ka urdhëruar arrestimin e dhunuesit.

Policia e Kosovës ka zhvilluar hetimet dhe plaka është kontrolluar nga gjinekologu, i cili ka thënë se gjurmët dhe lëndimet, flasin për përdhunim.

Në lidhje me këtë rast është informuar edhe OSBE-ja dhe EULEX-i, të cilët do të hetojnë rishtazi ngjarjen dhe do të monitorojnë të gjithë procesin.

17-vjeçari që vrau nënën dhe motrën: “Përdora armën që të mos vuanin, motra ulërinte”


Makabre është historia që 17-vjeçari Jake Evans i tregoi policisë. Ai pranon se ka vrarë nënën dhe motrën e tij.

“Nuk e di… është e çuditshme. Nuk isha nxehur vërtet me to. Thjesht ndodhi…”, i tha ai policisë, pasi kishte qëlluar me armë nënën dhe motrën brenda në shtëpinë e tyre . “Kisha kohë që planifikoja t’i vrisja”, thotë ai.

48-vjeçarja Jamie dhe 15-vjeçarja Mallory gjetën vdekje të menjëhershme kur Evans i qëlloi me një revolver. Më pas i telefonoi Ndihmës së Shpejtë dhe tha: “Jam disi… besoj… i keq, diçka e tillë”.

Centrali i policisë, raporton alb-observer.com e mbajti Evans në telefon rreth 25 minuta, derisa policët të hynin në shtëpinë e tij dhe ta arrestonin. Babai nuk ndodhej në shtëpi, as dy motrat e tjera.

Teksa fliste në telefon me policinë, pyeti për ilaçe që mund të merrte, të cilat mund ta ndihmonin që të mos bënte mendime me të vdekur. “Nuk dua të dukem si frikacak, por kjo është… uau… nuk kam bërë asgjë të dhunshme gjatë gjithë jetës sime”, thotë autori i vrasjes së dyfishtë.

“Besova se do ishte e shpejtë, përdora armë se nuk doja që të ndjenin dhimbjen, të vuanin. Por siç duket, gjithçka shkoi keq”, shtoi ai.

Sipas policisë, Evans nuk kishte precedent penal, nuk kishte probleme psikike, nuk përdorte drogë apo alkool dhe familja e tij tregonte e qëndrueshme.

Teksa fliste në telefon me policinë, dukej se ishte penguar dhe tha se nuk do t’i harrojë kurrë ulërimat e motrës së tij. Por njëkohësisht shtoi se në ato momente mund të vriste këdo që do t’i dilte para.

Wednesday, October 17, 2012

Noizy - Cunat e Nates (OFFICIAL VIDEO)

Noizy - Cunat e Nates (OFFICIAL VIDEO)









Na nuk pysim per kerkon,
as nuk dum me dit per shtet,
ecim vec me rregullat tona,
otr kshu kena mbet,
prej fillimit kur u hap,
shperthym krejt do ku do,
ja dham besen njoni tjetrit njo per kejt e krejt per njo,

Jena cunat e nates me ne ska llafe,
kapuca n'kry krejt me patllake,
- heke oren dhe varsen prej qafe,
qiti krejt paret mi jep si dhurat,

ti je biznes man une jom biznes boy,
ti ki karta banke une per to kom nevoj,
uhhh hajde lujm 1 loj, 
nese pergjigjesh sakt une pap fitoj,

nah - ktu ska shpetim 
- bojm gjithcka per mbi-jetim,
dhe nese ti ngul kom thu se e kam gabim , 
i them mfal un nuk pyta per shpjegim,

now bitch keep moving mos bo si kurvat,
pranoje ket fat dhe merre si burrat,
se sonte su kon - nata jote,
noshta dhe mu m'ndodh si zotrrote,

kjo bot esht e eger plot me bisha,
ty tra fati me i pa kto bisha,
ecim me kapuca patllake n'xhinsa,
ku karin po mendon se je tu shku me kmisha,

ti je zotni por un jam zot shpie,
ti je n'rrug teme ktu nuk ke hije,
tash pagu taksat fije per fije,
ti jeton shnosh un po vdes prej urie,

- na jena t'rritem n'rrug,
dim githcka vec nuk dim mu tut, 
kshuqe mos u lodh kot se nuk t'foli but,
se jeta e shtir me ka kthy si ujk,

rrim tan bashk krejt si kupe,
dhe asnjo nuk dahet asnjo prej ne,
mos hy mes turmes se zdin cka t'gje,
knej ka ne ska vend mu stre,

jeni krejt anonim nese sjeni ksaj lagje,
as nuk dum me dit se per kan je ardh dhe,
ort e vona t'shtin telashe,
jena cunat e nates me ne ska llafe,

durt me doreza ska shenja gishtash,
hekri i ftoht ban shkendi me blica,
marrim dhe gzhojat mos t'ket shenja tpista,
thuj vetes tung bitch hasta lavista

Këngëtarja e njohur Gneta Ismaili është e njohur për përformacën e saj në skenë. Përveç këngëve dhe stilit të saj atraktiv, Genta është një valltare e shkëlqyer. Këtë e dëshmoi edh eme marrjne p jesë në Dancing with the Star në Shqipëri. Por, ndodhin edhe fatkeqësi edhe për të. Kështu që gjatë një preznatimi në një diskotekë në Zvicër, Genta "zuri në thua" dhe për pak sa nuk u turpëruar para pjesëmarrësve të shumtë.

Motra 4 vjeçare qorton vëllain 2 vjeçar


Një video e cila ka pak ditë që është hedhur në youtube ka marrë më shumë se gjysmë milion klikime dhe është quajtur një nga videot më të shikuara dhe më të komentuara. Tani kjo video ka afër 3 milion klikime.
Por, çfarë përmban videoja?
Eshtë pikërisht një vajzë 4 vjeçare e cila qorton vëllain e saj 2 vjeçar, pasi ky i fundit është i mërzitur nga prindërit.
Ngjarja ka nisur, kur një ditë Gabriel  i vogël ishte zënë në park me një fëmijë të moshës 8 vjeçare dhe më pas ai nga inati e kishte pështyr në fytyrë atë. Babi që e pa veprimin e kishte dërguar në shtëpi dhe po atë natë ai me bashkëshorten kishte vendosur që kur ti bënin dushin e darkës ta lanin me uji pak më të nxhetë. Veprimi i prindërve ishte si një masë ndërshkuese ndaj djalit. Ditën e dytë djali i mërzitur kishte dalë në park me kokën ulur dhe e motra 4 vjeçare i ulet pranë duke e qortuar.
Këtë moment e ka parë babi i tyre dhe me njëherë ka nxjerr telefonin duke i xhiruar dhe më pas e ka publikuar në youtube.
Në video dëgjohen fjalët e Delilah O’Donoghue që i thotë të vëllait: “ Ti nuk duhet ta bësh atë veprim, përderisa prindërit të kanë thënë disa herë që nuk duhet ta bësh.
Ti nuk duheshe të mërziteshe me djalin pasi ai ishte më i madh se ty, ndoshta 7, ndoshta 8 vjeç. Ti duhet të dëgjosh prindërit kur të qortojnë. Duhet të mendosh rreth kësaj”.
Këto fjalë kanë bërë bujë të madhe, pasi shumë televizione kanë kërkuar prindërit që fëmijët të japin intervista. Por, babi akoma nuk ka vendosur se si do të vazhdojë me marketingun e kësaj videoje. Çifti kishte merak nëse kjo video, më e klikuar këto ditë, mund  të ndikonte negativisht për fëmijët

Femra më guximtare në botë (VIDEO)


“Jam e pasionuar pas gjarpërinjve, për mua është thjesht çështje hobi”, shprehet Amy Siewe, e cila vërtet me bëmat e saj ka habitur gjithkënd.
Është një vajzë guximtare, kjo siç edhe do e shikoni nga video që alb-observer.com ju paraqet, duket qartë dhe nuk ka nevojë për koment.
Guximi i saj, me të drejtë ka befasuar, pasi ajo pa asnjë masë mbrojtëse arriti kap plotë 23 gjarpërinj, në liqenin Lake Erie.
E quan një “hobi të çmendur”, por tërheqës dhe me shumë interes për të.
Në video do të ndiqni dhe momente të ashpra, ku gjarpërinjtë e kafshojnë disa herë Amy Siewe, por ajo nuk ngurron dhe nuk trembet pak. Kjo pasi gjarpërinjtë nuk janë helmues.
“E dua si profesion, më pëlqen dhe o e vazhdoj profesionalisht edhe pse njerëzve u duket si një marrëzi”,

Ndiqni në vijim pamjet filmime:

‘Bombë’ nga Madridi, Mourinho fton Roberto Carlosin



Fabio Coentrao dhe Marcelo janë të lënduar, trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho nuk ka kë ta aktivizojë në krahun e majtë të mbrojtjes.
Strategu portugez ka ftuar ish mbrojtësin legjendar të Realit, Roberto Carlos të rikthehet në klub deri në shërimin e një prej futbollistëve të lartpërmendur, ka njoftuar Russia Today. Carlos është aktualisht i angazhuar në rolin e drejtorit sportiv te klubi rus Anzhi Machkadala ku edhe luajti para se të tërhiqet nga futbolli më herët gjatë këtij viti.
Në Real, Carlos luajti 11 stinore, fitoi tri herë Ligën e Kampionëve dhe katër tituj në La Liga. Pavarësisht moshës 39 vjeç, Mourinho beson se Carlos ende mund ti ndihmojë skuadrës.

Skandal: Polici ndalon vajzen me automjet, edhe kryen marrdhenje me te (video)

Dëshmitar okular 4 gjithesej kane bere me dije per kete lajm. Shikuesit në fotot e transmetuara të hënën në daten 10 tregojn një oficer ne Meksikë i Policisë së Shtetit që ka marrëdhënie sek suale në uniform


Shkup: Incidenti i mbrëmshëm shqiptaro-serb – VIDEO nga Vendi i Ngjarjes.


Pas ndeshjes së mbrëmshme të futbollit midis Maqedonisë dhe Serbisë, afër qendrës tregtare “Mavrovasja” në Shkup, policia ka penguar një përleshje midis tifozëve serbë dhe shqiptarë, disa minuta para mesnate. Më këtë rast, për t’i shpërndarë tifozët ka përdorur dy herë edhe bomba tymi, pas kësaj turma u shpërnda. Më poshtë gazeta KOHA sjell edhe videon ekskluzive me pamje nga incidenti i mbrëmshëm


Shiko se qfar surprize i ben e dashura keti djaloshi,

E dashura e nje djaloshi pasi qe kthehet per ne banes nga puna e peret nje surpriz e keqe djaloshin i cili po sa futet brenda baneses gjen gjerat e nje mashkulli ne banesen e ti me friken se e dashura eshte duke e tradhtuar ai futet me nxitim ne dhomen e gjumit, me e keqeja se e dashura ishte perkujdesur me nje koke  mashkulli qe ta habiste te dashurin e saj per me shum ndiq pamjet ne vazhdim:

Tuesday, October 16, 2012

Disa Menyra Te Mira Per Te Puthur.


Puthja është përputhja ideale në raportet seksuale, konfirmojnë ekspertët, duke shtuar se rrit kënaqësinë e çiftit.
Për më tepër është edhe një nga gjestet më romantike në çift, por jo vetëm.
Puthja konsiderohet një mjet i rëndësishëm informacioni, dhe jo vetëm një akt pasioni.
Nëpërmjet puthjes siç informon noa.al, ekspertët e Fox News tregojnë se të dashuruarit mund në një farë mënyre të studiojnë puthjen dhe ta vlerësojnë atë.

Mund të kuptojnë se sa intensive dhe me pasion është dhënë dhe të vendosin më tej nëse duhet ta zgjasin këtë moment.
1- Puthja tregon gatishmëri për akt seksual dhe meshkujt në mënyrë të veçantë e përdorin puthjen romantike për të joshur partneren.
2-Puthja konfirmon fortësinë dhe plotësinë e raportit, si një shenjë angazhimi.
3-Tregon nevojën për dashuri nga partneri.
4-Puthja shërben edhe si një shenjë paqe apo pajtimi pas një zënke në çift.
5- Puthja zgjon dëshirën e zjarrtë me shkëmbimin e testosteronit, hormonit seksual mashkullor.
6- Shton prodhimin e lëndës që zgjon dashurinë dhe romanticitetin në tru.
7-Zgjon eksitimin dhe rrit dëshirën seksuale si te meshkujt edhe te femrat.
Kështu që puthni sa më shumë, sepse përfitoni më shumë intimitet me partnerin, unifikim me të dhe kënaqësi pafund. 

Domethenia E Ngjyres Se Syve.



SYTË DYNGJYRËSH:
Janë sytë me tërheqës dhe bindës, në raste të vecanta zotërojne pushtetin e hipnotizimit të personave të tjerë. Konsiderohen shumë terheqës, janë mjaft ekzotike. Shprehin vetëbesim dhe dëshmojnë krenari.

SYTË GËSHTENJE:
Dëshmojne se individi është zot i fjalës dhe se meriton t’i zihet besë. Sa më e mbyllur të jetë ngjyra aq më shumë ato rrezatojnë sensualitet. E meta kryesore është se flasin shumë për vetveten.

SYTË E KALTËR:
Shprehin kthjelltësinë e cila nënkupton romantizmin dhe feminilitetin tuaj. Ndoshta nuk duhet të imagjinojnë princin e ardhshëm, por duhet të lëvizin nga vendi dhe të jenë në kërkim të tij.
SYTË E GJELBËR:
Shumica e njerëzve me sy të gjelbër, konsiderohen mjaft të urtë dhe të bindur. Këta njerëz dinë të sillen dhe respektojnë të tjerët, por në raste të veçanta kur u shkelet në kallo nuk ngurojnë të bëhen mjaft agresive.
SYTË E ZINJ:
Ngjyra e syve tuaj, ju bën që të jeni gjithnjë njeri serioz dhe që gjërat i bëni me pjekuri. Mos harroni se gjithnjë përtej shikimit të personave që kanë sy të zinj fshihet një mister i trashëguar.
SYTË KAFE:
Sytë kafe janë mjaft ekspresive dhe dëshmojne për aftësi mbi mesataren dhe janë mjaft të talentuar. Zakonisht ata janë njerez këmbëngulës dhe kërkues ndaj vartësve, kjo për shkak të hijes së rëndë. 

Sekiraqa: Nuk Organizova Vrasjen e Triumf Rizës

      Mundesuar nga  Petrit Kryeziu 


I shumëkërkuari i autoriteteve kosovare, Enver Sekiraqa, thotë se nuk ka organizuar vrasjen e policit Triumf Riza me të cilin pranon se ka pasur konflikte. Po ashtu, ai thotë se kurrë nuk ka vënë haraç ndaj këngëtares Adelina Ismajli. EULEX-i thotë se Sekiraqa hetohet për vrasjen e Rizës ndërsa familja e këtij të fundit e akuzon si përgjegjës.

(E plotësuar)
Në vazhdimin e intervistës, Enver Sekiraqa thotë se nuk ka pasur lidhje me vrasjen e policit Triumf Riza në gusht 2007. 

“Triumfin e ka vrarë Arben Berisha (v.j. i dënuar si doras me 35 vjet). Unë e kam parë në gazetë që ai e ka vrarë”, tha Sekiraqa, ndërkohë që ka pranuar se me Rizën ishte përleshur më 2005. 

I pyetur se a i ka dhënë ai urdhër Arben Berishës për vrasjen e policit Riza, Sekiraqa është përgjigjur: “Pse t’i jap unë urdhër? Ai ushtar imi nuk është. Pse me e vra unë Triumfin? Nuk kam pasur arsye me e vra. Akuzohem (nga njerëzit) për këtë rast si organizatori (v.j. i vrasjes), mirëpo kjo është trillim”.

Por ai pranon se ka pasur probleme me policin e ndjerë dhe e fajëson atë.

“Triumfi vet ka lypë me pasë punë me mua e jo unë me të. Më ka sulmuar në Swiss Casino, ka nisur me më ra me kerr mbrapa pallatit të rinisë te stacioni i trenit...”, tha Sekiraqa, duke akuzuar se shoqëruesit e Trim Rizës e kishin plagosur atë më 2004. 

Mirëpo babai i Triumfit, Shefqet Riza, përveç që e bën Sekiraqën fajtor për vrasjen e të birit, thotë se familja edhe më tej merr kërcënime prej “bandës së Sekiraqës”. 

“Kemi kërcënime edhe në shtëpi nga banda e Enver Sekiraqës. E kanë lënë letrën tek dera, madje kanë shkruar edhe mbi fotografinë e të vdekurit në derë, se gjoja ‘nëse nuk e lëshoni këtë banese brenda 72 orëve, do t’ju likuidojmë të gjithëve’”, thotë Riza. “Në fund shkruante Allahu Ekber”.

I pyetur se ku e dinte që kjo letër ka ardhur nga Sekiraqa, Riza tha: “Nuk ka kush tjetër sepse familja e ime me askënd tjetër nuk ka pasur problem. Djalin tim e ka vrarë Sekiraqa”.

Sekiraqa po ashtu mohon se i ka marrë haraç nga koncertet e saj këngëtares Adelina Ismajli, me të cilën polici Riza ishte në lidhje. 

“Kurrë në jetë nuk jam marrë me haraç”, tha ai, përfshirë as prej Adelinës. “Çka ka ajo pare me i marrë?! Unë me mujt me i ndihmu dikujt po, se me i marrë në atë mënyrë dikujt pare kurrë jo. Unë nuk jam i trentë”.

Këngëtarja Ismajli nuk ka pranuar të flasë e kontaktuar nga gazeta.

Bardha Azari, zëdhënëse e EULEX-it, thotë se Enver Sekiraqa është dorëzuar te policia e Eulex-it dhe se është arrestuar në bazë të fletë-arrestit të lëshuar në vitin 20008. 

“Për momentin po hetohet për tri akuza, përfshirë edhe vrasjen e policit Triumf Riza dhe po vuan edhe një dënim në burgun e Dubravës për dy vjet, për dy vepra penale. Njëra është kërcënim dhe tjetra pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”, tha znj. Azari.

Dënimi ka të bëjë me një rast tjetër, të vitit 2007, i cili njihet si “Rasti i Ferizajt” ku Enver Sekiraqa ishte konfrontuar me pjesëtarë të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës. Rasti është vendosur me aktgjykim përfundimtar të Gjykatës Supreme të Kosovës.  

Në vazhdimin e intervistës Enver Sekiraqa flet për gjyqtarët të cilët e paralajmëruan atë që të ikte nga Kosova, presionet nga zyrtarët e policisë, për atë se ku ka qëndruar i arratisur dhe arsyet e dorëzimit në EULEX.
15.10.2012 07:00:45
Enver Sekiraqa: Gangster a Veprimtar Politik?
I përshkruar në kabllo diplomatike dhe dosje policore si gangster dhe i ndjekur për vepra penale, Enver Sekiraqa thotë në një intervistë se me policin Triumf Riza për herë të parë kishte pasur probleme më 2005 në Swiss Casino. Se këngëtaren Adelina Ismajli e kishte vetëm shoqe. Se ka mbledhur vota për LDK-në dhe se e ka takuar Ukë Rugovën. Pohon se ishte rrahur me “palicë” nga Latif Gashi në një ahër kafshësh në Llap, gjatë luftës. Dhe se nuk kishte qenë bashkëpunëtor i regjimit serb.
Me një flet-arrestim që ishte lëshuar nga UNMIK-u në gusht 2007 në Interpol, Enver Sekiraqa, lindur më 18 nëntor 1973 në Prishtinë, i gjatë 183 cm, kërkohej me dyshimin se ka kryer veprat penale të krimit të organizuar ndërkombëtar, vjedhjes, krimeve seksuale etj. 

Policia ishte në kërkim të tij që nga vrasja e policit Triumf Riza në fund të gushtit 2007. Në vitin 2005, në një kazino në Prishtinë kishte pasur përleshje mes Rizës dhe Enver Sekiraqës. Kabllot diplomatike, të lëshuara nga wikileaks më 2011, dhe që i takonin vitit 2007, e përshkruanin këtë të fundit si një gangster me lidhje me politikanë të fuqishëm. Ai është i dënuar me dy vjet burg për veprën penale të kërcënimit dhe pengimit të personave zyrtarë gjatë përmbushjes së detyrës.

Dy policë ishin shpallur fajtorë më 2009 për shpërthimin e 24 shtatorit 2007 në lagjen “Dardania” në Prishtinë, ku patën humbur jetën dy persona dhe disa të tjerë qenë lënduar. Besohet se cak i sulmit me eksploziv ka qenë lokali “Sekiraqa Bar” në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e policit Trium Riza. Në Agjencionin për Regjistrimin e Bizneseve D.P.H. “Sekiraqa Bar”, shënon për aktivitete bastvënien dhe bixhozin. 

Gjatë luftës, më 1999, ai është ndaluar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) për dyshime se kishte ndërlidhje me regjimin shtypës serb.

Pas luftës, Sekiraqa ka folur vetëm një herë publikisht, në një intervistë në gazetën LAJM të vitit 2004, në të cilën ka thënë se merret me shitblerje të tokës. 

Në një intervistë për Gazetën Jeta në Kosovë, të dhënë disa ditë përpara vetëdorëzimit në EULEX më 26 shtator të këtij viti, Sekiraqa ka dhënë versionin e tij për një numër ngjarjesh që e ndërlidhin atë. Intervista botohet vetëm tash pasi të gjitha palët e përmendura nga Sekiraqa janë kontaktuar. 

Sekiraqa thotë se ka qenë subjekt i disa atentateve, se merret me tregti, se posedon përfaqësinë e “Bruno Coffee” (bari Bruno figuron nën pronësinë e Naser Sekiraqës), se është marrë me patundshmëri, ndërtime të shtëpive, se ka mbledhur vota për parti politike dhe ka qenë viktimë e ndjekjes policore dhe të UÇK-së etj.

“Më kanë përcjellë disa probleme, pa dashjen time, si atentate e montazha”, tha Sekiraqa. Por përse këto probleme e kanë përcjellë pikërisht atë? “Me siguri mendojnë se po të dominojnë tek ne, me të tjerët e kanë më lehtë… Unë nuk i kam lypë problemet, unë kam dalë e kam kërkuar vota për LDK-në edhe i kam ndihmuar LDK-së të fitojë se kam menduar se është më e mira”.

Sekiraqa thotë se nuk ka qenë në strukturat zyrtare të LDK-së. Gjatë intervistës, herë e cilëson vehten si anëtar të kësaj partie, e herë si veprimtar vullnetar i saj. 

“Nuk kam pasur kurrfarë afërsie me askënd brenda LDK-së. Asnjëherë nuk jam takuar me Presidentin Rugova, përveç që e kam parë në fjalime, ndërsa me Ukë Rugovën jam takuar një herë”. Ai nuk ka cekur vendin, arsyen dhe kohën e këtij takimi. Ukë Rugova nuk ka pranuar të flasë.
Sekiraqa thotë se nuk ka qenë bashkëpunëtor i policisë serbe, për çka dyshohet se e ka arrestuar Zona Operative e Llapit në kuadër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
“ZOLL-i, me në krye komandant Remin, më pat kërkuar. Për këtë më kishte çuar fjalë Ilmi Rakovica. Unë vullnetarisht kam shkuar. Së pari jam takuar me Nuredin Ibishin - komandant Lekën. Aty më treguan që mua po më kërkon Latif Gashi - Lata. Gjatë marrjes në pyetje, m’i kanë kërkuar 600mijë marka. Kanë menduar që kam shumë pare. Nuk e di pse i kërkuan ato të holla, nuk më dhanë shpjegim. Unë u thashë që nuk i kam”.

“Në Llapashticë më kanë mbajtur në një ahër të kafshëve. Latif Gashi më ka rrahur me palicë… Ka pasur edhe të burgosur të tjerë, mirëpo me rastin e bombardimeve të NATO-së, aty kanë marrë vendim me na liru, vendimin e mori Sabri Gashi”.

Sekiraqa tregoi se pas lirimit nga Llapashtica, rrugës duke u kthyer për në shtëpi, janë ndaluar në fshatin Majac nga ushtarët përcjellës të UÇK-së.

“Aty na kanë mbajtur një natë në një shtëpi, pastaj në po të njëjtin fshat na kanë çuar në bodrumin e një shtëpie ku na kanë mbajtur për 10 ditë rresht”. 

“Një ditë, unë kërkova të shkoj në banjo, që ishte në katin e parë. E pashë të hapur derën e një salloni ku kishin qenë ulur disa oficerë të lartë të UÇK-së. Aty e pashë Latif Gashin. Më vonë kishin marrë disa vendime oficerët e lartë. Ata që do të liroheshin e morën nga një letër. Letra morën 6-7 persona...por jo unë, Agim Musliu dhe Idriz Sfarqa. Më vonë kuptuam që edhe Drita Hoxha nuk kishte marrë letër, sepse atë e kanë mbajtur veçmas nga ne të tjerët, në një dhomë tjetër. Ata që nuk kanë marrë letra, kishin qenë për tu ekzekutuar”, tha Sekiraqa.

“Natën e 7 prillit, diku në orën 22 të natës, na morën me xhipin e komandant Nazif Mehmetit. Shoferi i tij me pseudonimin Besi, njëfarë Shyqa dhe njëfarë Idrizi kanë qenë aty. Na morën dhe na dërguan në një mal. Gjatë rrugës i pyeta ku po shkojmë?Ata na thanëse do të rrëmijmë një istikam. Kjo ishte e pakapshme se ishte ora 22 e natës. Vendi ishte livadh. Forma e atij ‘istikami’ ishte diku 1 metër e gjysmë me 2 metra. Unë nuk kam punuar, as që e kam prek me dorë, të tjerët po…derisa ata e rrëmihnin atëfarë gropën, unë e kam shfrytëzuar mundësinë edhe kam ik prej aty”.

“Ka qenë një gardh afër, e kam kapërcyer. Më kanë gjuajtur me automat, por fati, nuk më ka kapë asnjë plumb. Prej aty kam bërë gjashtë orë me dalë në rrugën magjistrale Prishtinë - Podujevë dhe kam arritur të vijë në shtëpi, në Prishtinë”.
Latif Gashi, tani deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Parlament, thotë se qe 13 vjet është duke u marrë me këtë rast (të Majacit) në proces gjyqësor në vend. “Enveri ka shkruar edhe letra për gjykatën, mirëpo as që është ftuar që të dëgjohet si dëshmitar në këtë proces. E çka thotë Enver Sekiraqa sot pas gati 15 viteve, për mua nuk është shumë me rëndësi”, tha Gashi.

Ky i fundit, nuk e mohoi faktin se Enveri ka qenë në zonën e Llapit, mirëpo tha se atje e kanë ndalë në qendrën e ndalimit dhe asgjë më shumë. Sipas tij, me asnjë veprim nuk është shkelë asnjë konventë ndërkombëtare.

“Çka ka për të thënë Enver Sekiraqa, le ta thotë në gjykatë.Unë nuk i komentoj deklaratat e tij”, tha Gashi.
Grupi i Llapit është duke u rigjykuar në Gjykatën e Qarkut 

Atëherë komandanti i tij, Rrustem Mustafa, tash një nga nënkryetarët e PDK-së, tha se nuk ka pse të merret me fjalët e Sekiraqës dhe nuk pranoi të prononcohet. Nuk u prononcuan as Nuredin Ibishi, Sabri Gashi, Nazif Mehmeti, Idriz Bajrami dhe shoferi me pseudonimin Besi- Skender Krasniqi. Nuredin Ibishi vetëm e konfirmoi që Enver Sekiraqa me të vërtetë ishte ndalur e mbajtur në burgun e Llapit.

Enver Sekiraqa thotë se nuk ka qenë dëshmitar i mbrojtur i UNMIK-ut në rastin kundër Rrustem Mustafës dhe të tjerëve. “Vetëm u kam treguar vendin ku kanë dashtë me na ekzekutu. Aty i kemi gjetur disa gjëra personale të Idriz Sfarqës, jaknen, pantollat, një krahën dhe kemi gjetur kockat e fëlqisë së tij. Aty (së bashku me policinë e UNMIK-ut) kemi gjetur varrezën e tre të vrarëve: Idriz Sfarqa, Agim Musliu dhe Drita Hoxha”.

Në muajin korrik ka filluar në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë rigjykimi i Latif Gashit, Nazif Mehmetit me nofkën Nazi dhe Rustem Mustafës me nofkën Remi. Që të tre të pandehurit gjatë luftës kishin mbajtur pozita komanduese në UÇK. Sipas aktakuzës, që nga gushti 1998 deri në prill 1999, ata kishin pasur dijeni për qendrat e ndalimit në vendet Bajgorë, Llapashticë, Majac, Patok dhe Kolec. Në këto qendra ishin ndaluar civilë shqiptarë me arsyetime se janë kolaboracionistë të pushtetit serb.

Deri më tash, zyrtarisht gjykatat nuk kanë marrë për bazë deklarimet e Sekiraqës për këtë rast. 

Gjatë vitit 1999, tha Sekiraqa, ai po ashtu ka qëndruar edhe katër muaj e gjysmë në një burg serb, si i dyshuar për terrorizëm.“Më 31 maj 1999, Policia Serbe më ka arrestuar në Prishtinë, kinse për terrorizëm. Më kanë mbajtur 4 muaj e gjysmë në burgun e Sremska Mitrovicës në Serbi”.

Që nga kthimi prej burgut në tetor 1999, Sekiraqa tha se janë bërë diku 10 atentate. “Nuk e di nga kush. I kam 6-7 plagë të plumbave nëpër trup”.

Rasti më i njohur që e ndërlidhë atë është vrasja e policit Triumf Riza, për të cilën ai është në ndjekje. Është përfolur shumë se acarimi mes Rizës e Sekiraqës kishte si burim këngëtaren e njohur Adelina Ismajlin, e cila pati konfirmuar se ishte në lidhje me policin e ndjerë. 

“Me Adelinën, kemi qenë në një parti, kemi pasur edhe shoqëri … asgjë më tepër”, tha Sekiraqa.

“Me Triumf Rizën, nuk më kujtohet kur jam pa për herë të parë. Mirëpo më kujtohet kur kam pasur problem me të për herë të parë. Në vitin 2005, në Swiss Casino, ka qenë festë e Krishtlindjes. Unë së bashku me disa shokë e shoqe kemi shkuar të pimë. Aty ka ardhur Triumfi me shokë edhe na kanë sulmuar”. 

“Mua, në atë rast, më kanë rrahur shumë keq. Nuk e di as vetë pse na kanë sulmuar. Me siguri kanë pas urdhër prej shefave të tyre. Ka pasur edhe të shtëna armësh, është plagosur Agron Bytyqi, një shoku im dhe Arben Selmani që ka qenë me Triumfin”.

Por babai i policit të ndjerë, Shefqet Riza, thotë se Triumfi ka pasur probleme me Sekiraqën që nga viti 2000.

“Atëherë Sekiraqa ka tentuar që ta aktivizojë bombën për ta vrarë Triumfin së bashku me një polic pakistanez. Kjo ka ndodhur para shkollës së mjekësisë në Prishtinë ku Sekiraqa, së bashku me 14 vetë, ka hyrë edhe në shkollë, i ka rrahur edhe arsimtarët në sallë për t’i marrë me dhunë tri vajza. Mirëpo aty ka ndërhyrë edhe KFOR-i dhe e kanë arrestuar Sekiraqën”.

Në shkollën e mesme të mjekësisë “Ali Sokoli” në Prishtinë, personelit nuk i kujtohej një rast i këtillë. Në Policinë e Kosovës nuk kishte evidenca të vitit 2000. Në Prokurori dhe Gjykatë, nuk kishte shkresa zyrtare për një rast të tillë.

Shefqet Riza tha se djali i tij nuk ka pasur probleme me askënd tjetër përveç me Sekiraqën. “Ekskluzivisht Sekiraqa e ka vrarë djalin tim, nuk është kontestuese kjo….prej SwissCasinos e këndej janë 5-6 prita që i ka bërë Sekiraqa ndaj djalit tim Triumfit”.

I gjithë problemi ka të bëjë me punën zyrtare të Triumfit si polic, tha Riza.

“Nuk është e vërtetë ajo që thuhet për Adelina Ismajlin. Me të, Triumfi është lidhur pas rastit të Swiss Casinos. Madje, njëherë Triumfi ka qenë duke ardhur në shtëpi në Kaçanik së bashku me Adelinën kur Sekiraqa me bandën e tij ia ka zënë pritën me gurë të mëdhenj dhe e kanë njekë me vetura e skuterë”.

Me metaforë, Riza fajëson politikën për vrasjen e djalit të tij.

“Politika është ajo që e ka vrarë djalin tim Triumfin, Lidhja Demokratike e Kosovës. Ismet Beqiri së bashku me Sekiraqën dilte nëpër fushata. Personalisht unë me sytë e mi e kam parë para fakultetit ekonomik, me flamuj të LDK-së. Ai ka qenë bandë e LDK-së, ka shkuar në presidencën e Rugovës si në shtëpinë e tij, ka qenë njeriu i LDK-së dhe pikërisht LDK i ka dhënë krye këtij me u bo kështu”, tha Riza.








Ismet Beqiri thotë se Sekiraqa nuk ka qenë në strukturat e LDK-së 

Ismet Beqiri, tash shef i grupit parlamentar të LDK-së, thotë se Sekiraqën e njeh ngase vijnë nga një lagje e Prishtinës,“Kodra e Trimave”. Por ai mohoi të ketë dalë ndonjëherë në fushatë me Sekiraqën. Beqiri nuk mohoi se Sekiraqa ka mundur të ketë marrë pjesë në tubimet dhe fushatat e LDK-së.

“Nga deklaratat e tij del që ka qenë simpatizant dhe mbështetës i LDK-së, mirëpo kjo nuk mund të prejudikojë asgjë”, tha Beqiri.

Sekiraqa ka mohuar se gjatë kohës sa është kërkuar nga policia ka qëndruar në veri të Kosovës. “Nuk kam qenë në Veri të Mitrovicës qe pesë vite”.

Intervista me Enver Sekiraqën është përgatitur të lëshohet në emisionin e përjavshëm “Drejtësia në Kosovë” që transmetohet çdo të diel në ora 21:00. RTK nuk e ka transmetuar atë.

Në vazhdimin e intervistës, Sekiraqa përgjigjet se a e porositi ai vrasjen e Triumf Rizës, kush nga gjykatësit i çoi fjalë që të mos u dorëzohet organeve të drejtësisë dhe pse vendosi t’i dorëzohej Eulex-it.


Shqiptarët mposhtin serbët (Video)


Maqedonia ka shënuar fitore prej 1-0 ndaj Serbisë në takimin e vlefshëm kualifikues për Grupin A.
Serbët nuk e kanë përjetuar aspak mirë udhëtimin e tyre në Shkup. Tifozët nga Serbia ditë më parë paralajmëruan se do t’i sulmonin shqiptarët, mirëpo ishin pikërisht ata që pësuan rrahje para fillimit të ndeshjes.

Për t’u bërë edhe më keq, përfaqësuesja e tyre u mposht. Ndërsa për t’ua bërë ditën e zezë golin e vetëm në ndeshje e shënoi një shqiptar, Agim Ibraimi nga penaltia (59’). Edhe penaltinë e nxori një shqiptar, Ferhan Hasani.

Kjo është hera e parë në histori që përfaqësuesja e Maqedonisë shënon fitore ndaj rivalit serb.

Portugalia i shpëton humbjes


Kombëtarja e Cristiano Ronaldos ka arritur të nxjerrë një pikë në shtëpi përballë Irlandës së Veriut.
Ndeshja e zhvilluar të martën mbrëma në Estadio Do Dragao në Porto, përfundoi me rezultat 1-1.

Një kundërsulm i nisur nga Jonny Evans, vazhdoi me Kyle Lafferty dhe në fund Nial McGinn i kaloi mysafirët në epërsi (30’). Ky ishte goli i vetëm i pjesës së parë.

Vetëm në minutën e 79-të skuadra vendase arriti ta barazojë rezultatin. Helder Postiga pranoi një top nga Nani për të gëzuar paksa tifozët vendas.

Masa të forta sigurie për ndeshjen Maqedoni – Serbi


Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisët ka vazhduar me masat e sigurisë në prag të ndeshjes së futbollit midis Maqedonisë dhe Serbisë që luhe sonte në stadiumin “Filip II” në Shkup.
Masat janë shtuar pas paralajmërimeve të tifozëve dhe huliganëve serb për dhunë dhe konfrontime me shqiptarët në Shkup.

MPB theksoi se ka ndërmarrë të gjitha masat për të siguruar rendin dhe qetësinë publike. Gjatë ditës së sotme është vendosur një regjim i ri i komunikacionit në pjesën qendrore të Shkupit. Nga ora 12 do të mbyllet komunikacioni në rrugët që çojnë drejt stadiumit “Filipi II”. Të bllokuara do të jenë rrugët nga udhëkryqi që lidh rrugët “Leninova” dhe “Jordan Haxhi Konstantinov” që çojnë drejt stadiumit, ndërsa lejohen vetëm makinat me leje zyrtare.

Nga mesdita gjithashtu do të ndalohet parkimi në afërsi të stadiumit, ndërsa apelohet që të gjitha makinat të hiqen nga kjo zonë. Nga ora 17 do të shtohen edhe më tej masat e sigurisë, me ç`rast do të caktohen disa rrugë për lëvizje drejt pjesës qendrore të qytetit, me qëllim të evitimit të ndonjë incidenti, në zonën ku do të jenë të pranishëm tifozët serb dhe ata vendor.

MPB ka bërë thirrje që qytetarët të jenë të kujdesshëm me lëvizjen e tyre drejt pjesës qendrore të qytetit dhe të evitojnë çdo incident apo rrezikim të rendit. Për të siguruar rendin dhe qetësinë dhe kontrollin e huliganëve serb, në Shkup kanë mbërritur edhe katër zyrtarë të policisë serbe.

TURPI I RADHÉS ME EMRIN SERBI


Pas shënimit të golit në minutën e fundit shtese nga ana e anglezëve kundër kombëtares së Serbisë, Anglia kualifikohet më tutje për kampionatin e ardhshëm evropian për moshat U-21 ndërkaq Serbia eliminohet.

Por, ajo çka vlen të shihet, është TURPI SERB qe tashme po merr të gjitha notat kritike nga media e huaj për sjelljet e tyre raciste dhe brutale ndaj stafit dhe lojtarëve anglez.

EKSKLUZIVE : ”Plisat” marshojnë drejtë Shkupit


Fansat e zjarrtë të KF Prishtina, ”Plisat” të cilët ishin të pranishëm në ndeshjen Shqipëri 1 : 0 Slloveni, me përfundim të ndeshjes kanë marshuar nga Tirana në drejtim të Shkupit, në përkrahje të vëllezërve tanë në Shkup që përndryshe njihen si ”Shfercerat”.

E gjithë kjo është si rrjedhojë e përplasjeve të fansave serb me shqiptar gjatë gjithë ditës së djeshme.  Me të vërtetë ky gjest i ”Plisave” nuk ka të paguar. Edhe njëhere dëshmuam se jemi NJÉ komb. O sa mire me qenë shqiptarë!!!/Sport-Ks/

Kjo Shaka nuk i Bëhet të Dashurës (VIDEO)

Vërtet kësi lloj shaka nuk duhet të i bëhet të dashurës,Një djalë ka vendosur që t’i bëjë një shaka të dashurës së tij por shakaja është një çikë e tepruar.Dhe ju vet do e shihni se vërtet është dicka e tepërt në kët Video

Tjetër incident në Shkup – theret me thikë tifozi serb

(E plotësuar) Tre tifozë të tjerë serbë janë sulmuar në mbrëmjen e të martës nga një grup personash të panjohur, me ç’rast njëri prej tyre është therur me thikë.


Sipas AP, të plagosurit menjëherë janë dërguar në një spital në Shkup, por plagët e tyre nuk janë konsideruar të rrezikshme për jetën, ndërkohë që bëhet e ditur se policia është vënë në kërkim të autorëve të këtij sulmi.
Lidhur me këtë incident, mediat serbe kanë raportuar se bëhet fjalë për një sulm të ndërmarrë nga shqiptarët ndaj tifozëve serbë.
Nga ana tjetër, INA njofton edhe për një incident tjetër, ku tifozët serbë në sheshin “Maqedonia” kanë sulmuar me shishe birrash një grup të rinjsh maqedonas që mbanin flamurin e Maqedonisë. Por, ndërhyrja e policisë ka bërë që të evitohet përleshja midis këtyre grupeve të tifozëve. 

Provokimet antishqiptare u kushtojnë me rrahje serbëve
Një grup huliganësh serbë janë rrahur ditën e martë pas një përleshjeje me ultrasit shqiptarë.
Incidenti ka ndodhur në afërsi të Çarshisë së Vjetër dhe qendrës tregtare "Mavrovasja" dhe ai është nxitur nga huliganët serbe, të cilët kanë provokuar kalimtarët e rastit me flamuj serbe dhe thirrje antishqiptare.
Një grup të rinjsh shqiptarë menjëherë kanë reaguar kundër këtij grupi të tifozëve, me ç`rast kanë pësuar tifozët serbë.
Ministria e Brendshme e Maqedonisë ka bërë të ditur se dy personat e rrahur në incidentin që ndodhi në mesditë janë serbë nga Podgorica e Malit të Zi.
Ata kanë ardhur në Shkup për të ndjekur ndeshjen e futbollit midis Maqedonisë dhe Serbisë.
Të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Qytetit dhe më pas janë lënë të lirë. Dy tifozët menjëherë i janë bashkëngjitur grupit të tifozëve të tjerë në sheshin qendror të Shkupit, ku janë tubuar dhjetëra tifozë të tjerë me flamuj serbë. /Telegrafi/