Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në pushtet ka lëshuar të enjten një kumtesë në të cilën thotë se i sheh deklaratat e Enver Sekiraqës si “fushatë linçuese ndaj luftës çlirimtare”.
Sekiraqa, në intervistën e botuar këtë javë në Gazetën Jeta në Kosovë, ka folur për përvojat e tij si i burgosur në ish-Zonën Operative të Llapit në kuadër të UÇK-së ku ishin përgjegjës disa deputetë të sotëm të Kuvendit të Kosovës nga PDK-ja dhe zyrtarë të lartë të saj.
Ai po ashtu kishte deklaruar se kishte mbledhur vota për Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) ndërsa ishte ndjekur për t’u likuiduar nga policia dhe Shërbimi Informativ i Kosovës (SHIK), i afërt me PDK-në.
“PDK-ja përkrah punën profesionale dhe të pa kompromis të organeve të drejtësisë dhe të sigurisë në sfidat e vazhdimit të ballafaqimit dhe çrrënjosjes së krimit të organizuar, korrupsionit dhe dukurive të tjera negative”, thuhet në kumtesën e PDK-së.
“PDK-ja edhe njëherë thërret LDK-në dhe kryetarin e saj, z. Isa Mustafa të merr qëndrimin distancues ndaj njerëzve inkriminues të llojit të Enver Sekiraqës, dhe të distancohet nga lufta politike me fushatat e tilla linçuese ndaj luftës çlirimtare”, përfundon kumtesa. /By Telegrafi/
Thursday, October 18, 2012
PDK: Deklaratat e Sekiraqës - “fushatë Linçuese”
“Bllaca e kërcënonte Shaban Sylën me fotografi”
Sipas dëshmitarit Qazim Shabani, Nazim Bllaca shkoi në banesën e tij në Bregun e Diellit që t’ia dërgonte porosinë Shaban Sylës se nëse nuk ia kompenson borxhin prej 200 mijë eurosh, do t’ia dërgonte fotografitë e tij Adem Salihajt.
Javë më parë mbrojtja e Shaban Sylës, i pandehur në çështjen e njohur në publik si “Bllaca II”, kishte propozuar dy dëshmitarë. I pari ishte Hysri Rama, i cili në rastin “Bllaca I” ishte dënuar me burgim me kusht për veprën penale të ndihmës në fshehjen e veprave penale. Sipas dënimit Rama e kishte ndihmuar Fahredin Gashin, të dënuar me 18 vite burg, që të fshihte veprat penale, raporton “Gazeta Jeta në Kosovë”.
Hysri Rama, edhe pse i ftuar nga mbrojtja me kohë për seancë, nuk kishte ardhur. Haxhi Millaku, avokat mbrojtës i Shaban Sylës, tha se Rama i kishte premtuar se do të vinte por, para fillimit të seancës kur ishte munduar ta kontaktonte përmes telefonit, celulari i dëshmitarit kishte qenë i mbyllur.
Dëshmitari tjetër në këtë çështje ishte Qazim Shabani, i njohur i Shaban Sylës. Ai kishte ardhur me kohë në seancë dhe dëshmitari do të dëshmonte si alibi e Shaban Sylës për ngjarjen kritike, më saktë për tentim vrasjen e Adem Salihajt.
Shabani, duke u përgjigjur në pyetjet e avokatit Millaku, tha se ai pas luftës në 1999 kishte hapur një lokal në Prishtinë, në Dardani tek sheshi Bill Clinton, tek semaforët. Lokalin e kishte marrë me qira nga një person i quajtur Tomë Gashi, e lokali e kishte pas emrin Pasazh.
Ai tha se lokalin e llojit kafeteri e kishte hapur me djalin e tij. Atij i kujtohej se më 12 qershor 2000, në ditën e çlirimit, e kishte lënë që të dilte me gruan e tij, por kur kishte shkuar në lokal e kishte takuar Sherif Salihun, e pak me vonë aty kishte ardhur edhe Hysri Rama e Shaban Syla.
Në lokal, dëshmitari tha se ata ia kishin ndryshuar mendjen që të shkonte me ta në manifestimin që po mbahej në stadiumin e qytetit. Fillimisht nuk e kishte ditur se Shaban Syla ishte me makinë. Kur kishin dalë jashtë ai e kishte kuptuar që ai ishte me makinë. Por, makinën e kishin lënë dhe kishin shkuar në këmbë për në stadium.
“Ishte ora 10 ose 10 e 30 kur vendosem me shku në këmbë për në stadium, pasi që e dinim se do të ishte vështirë të gjejmë parkim për makinën te stadiumi”, tha Qazim Shabani.
Kur kishin arritur në stadiumin e qytetit të Prishtinës, ata ishin futur nga lindja. Nga shkallët e stadiumit kishin dalë poshtë në fushë, e të gjithë se bashku kishin shkuar në drejtim të skenës e cila ishte e vendosur në perëndim.
Aty, dëshmitarit Shabani i kujtohej se kishin qëndruar një kohë të gjatë, deri pak para orës 16, kur ishin kthyer prapë në lokalin e tij. Aty dëshmitari tha se e ka takuar gruan e vetë dhe pasi që ka qëndruar pak është nisur me të, duke e lënë të pandehurin Shaban Syla dhe dy të tjerët aty.
“Ata (Shaban Syla, Hysri Rama dhe Sheri Salihu) janë ngritur para orës 17, me sa e di unë”, shtoi dëshmitari.
Mbrojtësit Millaku i interesoi që të dinte nëse dëshmitari e njihte Nazim Bllacën dhe se kur e kishte njohur atë për herë të parë. E njëjta i interesoi edhe prokurores, në pyetjet e saja të shtruara më vonë gjatë seancës.
Dëshmitari në të dy rastet u përgjigj se e njeh Nazim Bllacën: Millakut ju përgjigj se e njihte atë që nga viti 2009, ndërsa prokurores i tha se e njihte që nga vitit 2005 ose 2006.
“Ishte ora 22 ose 23, në fund korrikun ose gushtin e vitit 2009, e di që ishte verë, kur Hysri Rama, i cili e dinte banesën time, kishte ardhur me Nazim Bllacën tek banesa ime, e cila gjendet në Bregun e Diellit. Ata më thirrën e unë zbrita poshtë. Nazim Bllaca filloi të më fliste për Shaban Sylën. Ai më tha që Shaban Sylës t’i dërgoj unë një porosi”, tregoi dëshmitari.
Ai po ashtu kujtoi fjalët e Nazim Bllacës: “Ti je më i vjetër dhe e kryen porosinë si duhet”.
Porosia ishte që t’i thuhet Shaban Sylës t’ia sjell Nazim Bllacës 200 mijë euro, e nëse Syla nuk i sillte 200 mijë eurot, atëherë Bllaca kishte kërcënuar se do t’i dërgonte fotografitë e Shaban Sylës tek Adem Salihaj dhe t’i thoshte se ai kishte tentuar ta vriste.
Më pas dëshmitari tha se vet e kishte thirr në telefon Shaban Sylën dhe ishte takuar më pas me të. Në takim i kishte treguar se çfarë i kishte kërkuar Nazim Bllaca. Shaban Syla në atë takim i kishte thënë se Nazim Bllaca atij i kishte 84 mijë euro borxh.
Dëshmitari Qazim Shabani tha se ai i kishte parë fotografitë që i kishte Nazim Bllaca, e në këto fotografi shihej Shaban Syla në një BMW X5, i ulur me xham të hapur e dorën jashtë, ndërsa fytyrën e kishte të kthyer.
Pasi që dëshmitari Qazim Shabani i kishte treguar Bllacës se çfarë i kishte thënë Shaban Syla, Nazim Bllaca i kishte thënë se “nëse ai (Shaban Syla) nuk i sjell parat, unë do ta akuzoj atë për tentim vrasjen e Adem Salihajt’.
Por, kur dëshmitari pas disa minutash u pyet nga prokurorja se kur e kishte takuar për herë të parë Nazim Bllacën, tha “në vitin 2005 ose 2006 e kam njohur përmes Hysri Rames, Nazim Bllacën... atë e kam takuar krejt 5-6 herë”.
Prokurorja u interesua në të gjitha faktet që i dha dëshmitari, e sidomos dëshminë lidhur me CD-në e Nazim Bllacës.
Dëshmitari edhe prokurores, por edhe të pandehurit Shpresim Ukës, pas pyetjeve të tyre, u tha se “Nazim Bllaca përmes Hysri Ramës na ka ftuar që të shkojmë e të bisedojmë për borxhin. 99 përqind e bisedave që i kemi bërë kanë qenë për borxhin... Ky takim ka zgjatur 1 ose 1 orë e 30”.
Më pas shtoi se atë çfarë kishte dëgjuar në CD ishte e ndryshme nga ajo që ata kishin folur në këtë takim, se, sipas dëshmitarit, ai nuk do të shkonte dhe ta merrte me vete Shpresim Ukën në këtë takim.
Në përfundim të seancës, avokati Haxhi Millaku kërkoi nga gjykata që vetë ajo ta ftojë Hysri Ramën pasi që duket që ftesa e tij nuk i ka bërë përshtypje, e pas marrjes në pyetje të tij kërkoi që të ballafaqohet me dëshmitarin Qazim Shabani. Këtë nuk e kundërshtoi as prokurorja.
Seanca e radhës në këtë çështje do të vazhdojë më 22 tetor. /By Telegrafi/
Smaka: Serbia obligohet të krijojë fond për pensionistët e Kosovës
Qeveria e Serbisë duhet ta respektojë aktgjykimin dhe kërkesën që i është bërë asaj nga Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, tha për Radio Blue Sky, eksperti i çështjeve ekonomiko-juridike Riza Smaka. Gjykata i kishte kërkuar Serbisë që deri në 17 tetor ta zgjidhte çështjen e pensionistëve nga Kosova.
Ky afat dje ka kaluar, por nuk ka asnjë zgjidhje të ofruar nga qeveria e Serbisë. Eksperti Riza Smaka, thotë se kërkesa e Gjykatës së Strasburgut është obliguese pasi bazohet në aktgjykim përmbarues. “Përfundimisht Serbia do të jetë e obliguar për të krijuar fondin dhe për të likuiduar fondin në favor të qytetarëve, pensionistëve të Kosovës. Ka raste kur pensionistët kanë vdekur, por ajo iu takon trashëgimtarëve”, tha Smaka.
Gjykata e Strasburgut tani përmes institucioneve tjera ndërkombëtare, qoftë edhe përmes OKB-së, do të bëj presion ndaj Serbisë, thotë profesor Smaka. Sipas tij, këtë moment duhet të shfrytëzojnë edhe shoqatat e pensionistëve të Kosovës. “Do të ju them që Shoqatat e Pensionistëve të Kosovës të bëjnë një kërkesë në emër të pensionistëve të Kosovës pikërisht duke u thirr në Aktgjykimin e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, se nuk prish punë, sa më shumë argumente aq më mirë”, tha Smaka.
AI thotë se kërkesa e mundshme e shoqatave të pensionistëve të Kosovës do të ishte mirë të mbështetej edhe nga institucionet e Kosovës.
Ndryshe, Gjykata në Strasburg në prill të këtij viti ka urdhëruar qeverinë e Serbisë që edhe qiftit Grudiq nga Mitrovica t’u paguhen të gjitha pensionet dhe kamata qe nga viti 1999 si dhe shpenzimet e gjykatës. /Telegrafi/
Ia prenë kokën nuses, sepse nuk pranoi të bëhet prostitutë!
Policia afgane ka arrestuar katër persona që ia kanë prerë kokën një 20-vjeçareje, pasi ajo nuk pranoi të prostituojë. Në mesin e të arrestuarve është burri dhe vjehrra e saj.
Maha Gulit i është prerë koka, pasi vjehrra e saj tentoi ta detyronte të flinte me një burrë në shtëpinë e saj në provincën Herat, ka thënë shefi i policës afgane, Abdul Jaffar Sajedada.
“E kemi arrestuar vjehrrën, burrin dhe njeriu që e ka vrarë”, ka thënë ai.
Mah ishte martuar para katër muajve. Vjehrra e saj disa e herë ka kërkuar nga ajo që të prostituojë. I dyshuari për vrasje ka thënë se vrasjen e ka kërkuar vjehrra.
“Ishte ora 2:00 e mëngjesit, kur burri i saj u largua nga furra. Unë shkova poshtë dhe me ndihmën e vjehrrës e vrava me thikë”, tha vrasësi.
Abdul Qader Rahimi, drejtor i Komisionit për të Drejtat e Njeriut në Afganistanin Perëndimor, thotë se kohëve të fundit është rritur dhuna ndaj grave.
Vitin e kaluar policia shpëtoi vajzën Sahara Gul, të cilën vjehrra dhe vjehrri e kishin rrahë dhe mbajte në banjë për pesë muaj, meqë ajo kishte refuzuar të fle me të tjerët.
Nje plake afër Pejës, është përdhunuar për gati dy orë rresht
Përdhunimi i Velika Jasovicit, ishte mbajtur i heshtur nga babi i dhunuesit, M.S. i cili është funksionar politik dhe përfaqësues i fshatit.
Sipas mediave kosovare, të cilat u referohen burimeve policore, 27 vjeçari ka hyrë në shtëpinë e viktimës rreth orës 2300, ku e moshuara jeton vetëm dhe ajo për dy orë u detyrua t’u qëndrojë torturimeve seksuale nga i riu serb.
Por, pasi plaka serbe e ka marrë pak veten, gjeti forcë për të raportuar krimin tek prifti i fshatit, i cili ka lajmëruar policinë, kurse gruaja e vjetër është ende në gjendje shoku, ndërsa prokurori ka urdhëruar arrestimin e dhunuesit.
Policia e Kosovës ka zhvilluar hetimet dhe plaka është kontrolluar nga gjinekologu, i cili ka thënë se gjurmët dhe lëndimet, flasin për përdhunim.
Në lidhje me këtë rast është informuar edhe OSBE-ja dhe EULEX-i, të cilët do të hetojnë rishtazi ngjarjen dhe do të monitorojnë të gjithë procesin.
17-vjeçari që vrau nënën dhe motrën: “Përdora armën që të mos vuanin, motra ulërinte”
Makabre është historia që 17-vjeçari Jake Evans i tregoi policisë. Ai pranon se ka vrarë nënën dhe motrën e tij.
“Nuk e di… është e çuditshme. Nuk isha nxehur vërtet me to. Thjesht ndodhi…”, i tha ai policisë, pasi kishte qëlluar me armë nënën dhe motrën brenda në shtëpinë e tyre . “Kisha kohë që planifikoja t’i vrisja”, thotë ai.
48-vjeçarja Jamie dhe 15-vjeçarja Mallory gjetën vdekje të menjëhershme kur Evans i qëlloi me një revolver. Më pas i telefonoi Ndihmës së Shpejtë dhe tha: “Jam disi… besoj… i keq, diçka e tillë”.
Centrali i policisë, raporton alb-observer.com e mbajti Evans në telefon rreth 25 minuta, derisa policët të hynin në shtëpinë e tij dhe ta arrestonin. Babai nuk ndodhej në shtëpi, as dy motrat e tjera.
Teksa fliste në telefon me policinë, pyeti për ilaçe që mund të merrte, të cilat mund ta ndihmonin që të mos bënte mendime me të vdekur. “Nuk dua të dukem si frikacak, por kjo është… uau… nuk kam bërë asgjë të dhunshme gjatë gjithë jetës sime”, thotë autori i vrasjes së dyfishtë.
“Besova se do ishte e shpejtë, përdora armë se nuk doja që të ndjenin dhimbjen, të vuanin. Por siç duket, gjithçka shkoi keq”, shtoi ai.
Sipas policisë, Evans nuk kishte precedent penal, nuk kishte probleme psikike, nuk përdorte drogë apo alkool dhe familja e tij tregonte e qëndrueshme.
Teksa fliste në telefon me policinë, dukej se ishte penguar dhe tha se nuk do t’i harrojë kurrë ulërimat e motrës së tij. Por njëkohësisht shtoi se në ato momente mund të vriste këdo që do t’i dilte para.
Wednesday, October 17, 2012
Noizy - Cunat e Nates (OFFICIAL VIDEO)
