Thursday, October 18, 2012

Ia prenë kokën nuses, sepse nuk pranoi të bëhet prostitutë!


Policia afgane ka arrestuar katër persona që ia kanë prerë kokën një 20-vjeçareje, pasi ajo nuk pranoi të prostituojë. Në mesin e të arrestuarve është burri dhe vjehrra e saj.
Maha Gulit i është prerë koka, pasi vjehrra e saj tentoi ta detyronte të flinte me një burrë në shtëpinë e saj në provincën Herat, ka thënë shefi i policës afgane, Abdul Jaffar Sajedada.

“E kemi arrestuar vjehrrën, burrin dhe njeriu që e ka vrarë”, ka thënë ai.

Mah ishte martuar para katër muajve. Vjehrra e saj disa e herë ka kërkuar nga ajo që të prostituojë. I dyshuari për vrasje ka thënë se vrasjen e ka kërkuar vjehrra.

“Ishte ora 2:00 e mëngjesit, kur burri i saj u largua nga furra. Unë shkova poshtë dhe me ndihmën e vjehrrës e vrava me thikë”, tha vrasësi.

Abdul Qader Rahimi, drejtor i Komisionit për të Drejtat e Njeriut në Afganistanin Perëndimor, thotë se kohëve të fundit është rritur dhuna ndaj grave.

Vitin e kaluar policia shpëtoi vajzën Sahara Gul, të cilën vjehrra dhe vjehrri e kishin rrahë dhe mbajte në banjë për pesë muaj, meqë ajo kishte refuzuar të fle me të tjerët.

0 comments: